Peqin, 'Ford'-i përplaset me kamionin, vdes pasagjeri, rëndë shoferi (FOTO)

Peqin, 'Ford'-i përplaset me kamionin, vdes pasagjeri, rëndë shoferi (FOTO)

Në foto automjetet e përfshira në aksident

PEQIN - Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Belsh-Peqin, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Në aksident janë përfshirë një automjet tip "Ford" me targa AA 268 EA dhe një kamion me targa DR 8860 E.

Përplasja ka rezultuar fatale për pasagjerin e autoveturës, Lorenc Çollaku, 43-vjeç, banues në Peqin, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i "Ford"-it A.K, 31-vjeç, gjithashtu banues në Peqin i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin kirurgjik të Elbasanit. 

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara automjetit tip "Ford".

Njoftimi i policisë:

Peqin

Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Belsh – Peqin, në fshatin Pekisht, shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip "Ford" me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjëndje të rëndë drejtuesi i mjetit Ford, si dhe ka ndëruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti Ford, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin. Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa