Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Melan në Dibër ku makina ka përfunduar në përrua. Për pasojë nga aksidenti i rëndë, ka ndërruar jetë, pasagjeri 20 vjeçari i identifikuar si Armend Spahiu.

Mësohet se drejtuesi 18 vjeçar, R.K, ka humbur kontrollin e automjetit që ka përfunduar në përrua. I riu ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se që prej aksidentit tragjik të ndodhur në afërsi të TEG, ku humbën jetën tre të rinj, 20 vjeçari që humbi jetën sot, është viktima e shtatë si pasojë e aksidenteve rrugore në vend brenda dy ditëve të fundit.