TIRANËKlevis Ruçaj, 20-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Ruçaj ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rejat që humbën jetën në makinën që po drejtohej nga 20-vjeçari. Pasagjeret, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të rënda që morën.

Ruçi duket se lëvizte shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi ai ishte gjobitur edhe më parë për tejkalim shpejtësie, por ndërkohë ai postonte edhe video në TikTok duke qarkulluar me makina luksi e shpejtësi deri në 270 km/h. Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.

Ruçaj ishte gjobitur nga policia muajt e fundit. Konkretisht, ai ka marrë gjoba nga shtatori 2022 deri në janar të 2023. Konkretisht nga një gjobë për çdo muaj. 20-vjeçari është gjobitur për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator 2022, në 7 tetor 2022 është gjobitur pasi nuk ka zbatuar sinjalistikën, më 15 nëntor është gjobitur për shpejtësi, në nëntor 2022 është kapur duke drejtuar mjetin me celular në dorë, ndërsa në muajin janar të këtij viti Ruçaj është gjobitur se nuk zbatoi sinjalistikën dhe se nuk kishte siguruar makinën. Klevis Ruçajt i është marrë gjak për të parë nëse ka qenë nën efektin e alkoolit apo të drogës në momentin e aksidentit.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital

Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti,  përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

1678429407_1.jpg

 

1678441227_page.jpg

Eriselda Abedini , Klevis Ruçaj dhe Sikela Perroj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë, reagon motra e Erisilda Abedinit: Ike... më shkatërrove jetën! Pse o Zot?

1678485186_finalprojekt.00012019.Still018.jpg

Motra e 22-vjeçares Erisilda Abedini që humbi jetën nga aksidenti tragjik te mbikalimi i TEG-ut ka reaguar në rrjete sociale duke shprehur dhimbjen.

“O Zot akoma se besoj, të mori zoti me vete drita e motrës. Shpirti i motrës ike nga kjo jetë, më shkatërrove jetën, pse o zot” ka shkruar motra ku ka shpërndarë foton e Erisildës.

Ora 21:18
Del skema 3D e aksidentit tragjik! Si fluturoi 'Audi' me shpejtësi skëterrë nga mbikalimi i TEG-ut në autostradë (VIDEO)

 

Kjo është skema 3D që tregon se si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë.Inxhinieri Alfred Hasanaj ka bërë përpunimin grafik të gjithë ngjarjes duke treguar se si 'Audi' që ishte me shpejtësi skëterrë ka thyer barrierat dhe ka dalë nga mbikalimi i TEG-ut dhje ka përfunduar në autostradë. Nga aksidenti humbën jetën 3 të rinj, Klevis Ruçaj, 20-vjeç bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.

 

Ora 12:11
Del FOTO, kjo është e reja tjetër që humbi jetën në aksidentin tragjik te mbikalimi i TEG-ut

1678441227_page.jpg

Erisilda Abedini, 22 vjeçe është e reja tjetër që humbi jetën në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut. Nga aksidenti humbi jetën edhe 23-vjeçarja Sikela Përroj dhe drejtuesi 20-vjeçar Klevis Ruçaj.

Ora 11:53
Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, eksperti rrugor për Report TV: Ata që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat t’i hiqet patenta përgjithmonë

Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha ka folur në Report Tv për aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e TEG-ut. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se duhen të merren masa më shtrënguese për ata persona që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit rrugor, si heqja e patentës përgjithmonë. Sipas tij, rruga kishte sinjalistikën e duhur dhe barriera mbrojtëse është vendosur sipas shpejtësisë që lejohet në atë aks.

Sipas ekspertit, personave që aplikojnë për të marrë patentën u duhet bërë testi i inteligjencës.

“Rruga ka standardet e saj. Barrierat vendosen në funksion të shpejtësisë që lejohen në atë rrugë. Ka vendosur sinjalistikë kufizuese, ec me kaq shpejtësi, nuk, merr përsipër që me gjitha këto gjëra që shkel të të mbrojë me barriera mbrojtëse. Nuk kanë funksion për të mbrojtur nëse ti shkon drejtpërdrejtë tyre apo me shpejtësi të lartë.

Duhet ti shtojmë masat. Duhet hequr patenta përgjithmonë për ca njerëz. E ka kodi rrugor që i përshkallëzon. Për disa nga këta duhet hequr. E kam theksuar, duhet bërë testi i inteligjencës. Kemi shumë njerëz. Ata që do futen për tu testuar duhet të testohen nëse janë mirë mendërisht ose jo. Ata që përfshihen në aksident, mbase duhet ët testohen përsëri. I vëmë një gjobë dhe kaq mbaron. Nuk zbaton kalimin nga një rrugë dytësore në kryesore. Moszbatimi i tabelës stop është vdekjeprurëse”, tha ai në Report Tv.

Ora 11:13
‘Audi’ ‘fluturoi’ nga mbikalimi i TEG-ut në autostradë, shoferi 20-vjeçar lëvizte me makina luksi, VIDEO që postonte në TikTok me shpejtësi 270 km/h


Klevis Ruçaj është 20-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti tragjik në mbikalimin e TEG-ut. Por Ruçi rezulton një person që shkelte rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë të përsëritur, pasi ai është gjobitur nga policia 5 herë në 5 muaj, ndërkohë që patentën e kishte marrë vetëm 1 vit më parë.

Ruçi duket se lëvizte shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi ai ishte gjobitur edhe më parë për tejkalim shpejtësie, por ndërkohë ai postonte edhe video në TikTok duke qarkulluar me makina luksi e shpejtësi deri në 270 km/h. Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.

Ora 11:09
Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, 20-vjeçari dyshohet se ka qenë me shpejtësi mbi 200 km/h

 

20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h. Ruçaj ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tejet të larta, saqë ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi në autostradë duke përfunduar mbi një mjet tjetër. Në makinë me 20-vjeçarin po lëviznin edhe dy vajzat e reja Eriselda Abedini dhe Sikela Perroj, të cilat humbën jetën po ashtu.

Duhet theksuar se 20-vjeçari ka qenë një përsëritës i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai në 5 muaj, nga shtatori 2022 deri në janar 2023, ka marrë 5 gjoba, mes tyre për tejkalim të shpejtësisë.

Ora 10:33
Del FOTO/ Ja kush është një nga të rejat që humbi jetën në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut! E diplomuar për gazetari

1678440558_page.jpg
Report Tv ka siguruar foton e një prej të rejave që humbi jetën në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut. Sikela Perroj nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda që mori në aksident. 23-vjeçarja ishte me origjinë nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Ora 10:17
Report Tv siguron VIDEO-n e aksidentit tragjik, momenti kur 20-vjeçari me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga mbikalimi i TEG-ut në autostradë! Shpëton mrekullisht Benzi

Është publikuar video e momentit kur 20-vjeçari me shpejtësi skëterrë ka humbur kontrollin e mjetit dhe thyen barrierat mbrojtëse të mbikalimit te TEG-u dhe përfundon në autostradë. Siç, shihet edhe nga video që ka siguruar Report Tv, 20-vjeçari ka qenë me shpejtësi skëterrë dhe nuk ka marë rrethin tek mbikalimi, por ka ecur drejtë. Një Benz aty pranë ka shpëtuar mrekullisht.

Ora 08:53
Aksidenti me 3 të vdekur të mbikalimi i TEG-ut, i riu ishte ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore vetëm brenda pak muajsh

Report Tv mëson se Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai është ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore.

1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator

2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022

3. Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022

4. Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022

5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022

Ora 08:50
Dalin emrat, kush janë dy të rejat që humbën jetën në aksidentin tragjik ku makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi në autostrade

1678383088_finalprojekt.00021615.Still023.jpg

Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, janë dy të rejat që kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik që u regjistrua një ditë më parë në mbikalimin në afërsi të TEG, ku mjeti me që drejtohej nga Klevis Ruçaj ‘fluturoi’ nga mbikalimi dhe përfundoi në autostradë sipër një tjetër mjeti.