Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ka qenë një automjet që ka përplasur një 25-vjeçar i cili po shpërndante pica me motor. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik rreth orës 22:30 të kësaj të hëne. I riu ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. Në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër i cili ka goditur makinën që përplasi motorin. 

Njoftimi i Policisë: 

Në aksin rrugorë Elbasan- Metalurgji, mjeti me targa El 9956 A me drejtues shtetasin E.P.,28 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha" , Elbasan , është përplasur me motoçikletën me targa AR 489.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës dhe është transportuar në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë.

Drejtusi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.