Një i ri 25 vjeç është viktimë e aksidentit automobilistik i cili ndodhi pak para mesnate, 31 korrik, në bulevardin “Slloveneçka” në Shkup. I riu ishte këmbësor dhe priste semaforin kur njëri nga automjetet e aksidentuara e përplasi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve të markës “Mercedes”, njëri me targa të Shkupit dhe tjetri me targa italiane.
“Pas aksidenti këmbësori është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” ku edhe iu nënshkrua lëndimeve dhe nga mjeku është konstatuar vdekja. Shoferi S.O. dhe bashkudhëtarja e tij M.O. (28) nga Shkupi kanë marrë lëndime të rënda trupore. Lëndime trupore ka marrë edhe shoferi A.S.”, njoftojnë nga MPB-ja.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kërkojnë nga qytetarët që sa më shumë të respektojnë rregullat në komunikacion, ndërsa institucionet tjera përkatëse të zbatojnë ligjet për ata që shkelin rregullat dhe shkaktojnë tragjedi nëpër rrugët e vendit.
Ndërsa nga Prokuroria thonë se i kanë pranuar video materialet dhe dëshmitë e aksidentit, ndërsa dy shoferët e automjeteve ndodhen për mjekim në spital. Po ashtu shtojnë se pasi kanë bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes punojnë për zbardhjen e shpejtë të rastit, shkruan alsat.mk