TIRANË- Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin Elbasanit, ku ka humbur jetën një 43-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në aksident mjeti tip " Skoda", me drejtues A.I.,rreth 45 vjeç është përplasur me mjetin tip "Skoda" me shofer N.H., si dhe me mjetin tip "Benz" me drejtues R.B., banues në Maqedonin e Veriut. Si pasojë ka gjetur vdekjen G.I.,43 vjeçe e cila ishte pasagjere në mjetin tip "Skoda", si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.
.jpg)
.jpg)
Makinat e aksidentuara në Elbasan
Komente







