Lista e mediave që kanë kërkuar informacion në SPAK për hetimet e dosjes së Zvërnecit, është një zhvillim mjaft sinjifikativ. Ata janë The Atlantic, Le Monde, Channel 5 Neës dhe Le Figaro.

Të gjitha media të rëndësishme ndërkombëtare që kanë lidhje të fortë me të majtën që tani ka pushtetin e plotë në Partinë Demokratike Amerikane dhe qarqet e fuqishme të saj financuese e lobuese.

Po pse ka ndodhur kjo? Sepse pas triumfit të madh të së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, figurat kryesorë thanë me të madhe se do të nisin në janar një sërë hetimesh nga Kongresi për familjen Trump.

Por që ta bëjnë këtë, do të duhet të përgatitet narrativa në mediat e tyre, për të qenë një karburant për kongresmenët që mund të përdorin në seancat e komisionit.

Me një fjalë ata që bënë Flamingo 2 po përgatisin Flamingo 2 në Tiranë, ku sërish nga Shqipëria të ketë lidhje direkte ku sulmohet Ivanka Trump e Jared Kushner.

Këtë rol do ta kryejnë proxy-t majtistë të popullit të flamingove, ku sipas të gjitha gjasave do të vijnë e shtyhen edhe ata qarqe që duan të rifusin tezën ndaj Izraelit.

Ndërkaq, në një skenë krejt të kundërt, njerëzit e protestave apo djegieve të Tiranës, përkatësisht shefat e tyre, ata që janë organizatorët e drejtuesit, po sulmojnë egër udhëheqës të Bashkimit Europian që të mbajnë një qëndrrim mbështetës për protestës me inat.

Sepse asnjëherë BE nuk ka përkrahur protestat sidomos ato të dhunshme, përkundrazi Tirana u dogj thuajse njëkohësisht me Tiranën, Parisin, Milanon, Barcelonën, Berlinit dhe masat që u morën kudo ishte uniforme.

Ndërkohë Marta Kos e ka thënë troç se nuk përkrahen protestat e dhunshme por është e garantuar e drejta e protestës.

Madje fraza që tha sot Marta Kos në fund të konferencës për shtyp me Ramën, se 87% e shqiptarëve është pro Bashkimit Europian, është pikërisht thelbi i arsyes përse urrejnë.

Pasi fryma që kanë përfaaqësuar në flamingot dhe djegiet, ka qenë pikërisht jashtë asaj 87 përqindëshir. Thjesht ishin të porositur.../Tema