Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku fillimisht janë përplasur një ‘Mercdez’ me targa ‘AA699AR’.
Ndërsa babai, i një prej shoferëve të përfshirë në aksident, i ka prerë rrugën një makine tip ‘Renault’ me targa AA285PX, e cila udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.
Si pasojë janë plagosur shtetasi Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri , 37-vjeçe pasagjere në makinën tip ‘Benz’.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa në Dimal një makinë ka dalë nga rruga dhe ka goditur pemët anësorë të rrugës. Drejtuesi i mjetit shtetasi Marko Dhiskali u shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore e më pas është nisur drejt spitalit të Traumës.