Aksident i trefishtë në Kosovë, humb jetën 1 person, plagosen rëndë 4 të tjerë

Aksident i trefishtë në Kosovë, humb jetën 1 person, plagosen rëndë 4 të tjerë

Foto nga vendngjarja

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku ka vdekur një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se në aksident janë përfshirë 3 automjete, 2 prej tyre në lëvizje dhe tjetra e parkuar.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete  (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja