Aksident i trefishtë në Shkodër, plagosen 6 persona! Shoferi 30-vjeçar në gjendje të rëndë (VIDEO)

SHKODËR- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë. 3 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë janë dëmtuar 3 drejtuesit e mjeteve si 3 pasagjere në këto automjete. Nga autoritetet bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel' Ildi Gjeka 30 vjeç është në gjendje të rëndë.

Të dëmtuar nga përplasja janë drejtuesi i mjetit Opel Ildi Gjeka dhe Dashurie Gjeka pasagjere. I plagosur ka mbetur malazezi Pavel Galiçenka dhe Olga Galiçenka, drejtuesi dhe pasagjerja në mjetin tip 'Toyota'. Të lënduar gjithashtu kanë qenë edhe Albin Veli Beqiri dhe Agnesa Jetullah Hyseni, drejtuesi dhe pasagjerja në mjetin tip BMW të cilët ishin nga Kosova.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzay: 22/08/2022 17:08

    O shoku Jem po kaq kafshe me Ken keta njerez qe sdin me ec me makine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë