Një aksident i rëndë i trefishtë është regjistruar në autostradën që lidh Fushë Krujën me Milotin në afërsi të Thumanës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona mes tyre edhe 30-vjeçari Serxhio Hysa i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka humbur njërën këmbë. Nga përplasja e  fortë janë dëmtuar 4 mjete.

30-vjeçari  është marrë nga ambulanca e qendrës shëndetësore në Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë të Trauma në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
VIDEO nga aksidenti i trefishtë në Fushë-Krujë, një prej mjeteve bëhet copa-copa

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i tre makinave në Fushë-Krujë, njëra prej të cilave duket se është bërë copa-copa. Makina është kthyer në një anë dhe është shkatërruar tërësisht.  Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona mes tyre edhe 30-vjeçari Serxhio Hysa i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka humbur njërën këmbë.