Një aksident automobilistik me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Balldren–Torovicë, në Lezhë.
Një çiklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë në një mur rrethues të një objekti. Si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Balldre-Torovicë në Lezhë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtatzënë.
Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.
Komente










