Aksident me 30 viktima në Kenia, autobusi bie nga ura dhe përfundon në lumë

Aksident me 30 viktima në Kenia, autobusi bie nga ura dhe përfundon në lumë

Të paktën 30 persona kanë vdekur pasi një autobus në Kenia qendrore doli nga një urë dhe përfundoi në lumë.

Mediat e huaja raportojnë  se autobusi po udhëtonte nga Meru për në qytetin port të Mombasa kur doli nga ura Nithi në Qarkun Tharaka Nithi të dielën mbrëma.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, ku ekipet e shpëtimit u detyruan të ndërpresin përpjekjet pas rënies së natës. Numri i të vdekurve vazhdoi të rritet edhe mëngjesin e ardhshëm. Nuk dihet se sa njerëz ishin në autobus kur u përplas. 

Zyrtarët thanë se hetimet fillestare treguan se frenat e automjetit të kompanisë Modern Coast mund të kenë pësuar defekt pasi autobusi  udhëtonte me shpejtësi të lartë mbi urë.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja