Aksident me 4 të plagosur në Shkodër, dy makinat bëhen 'copë' në rrugën e Hanit të Hotit (VIDEO)

SHKODER- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Vrakës rreth orës 16:10 Gazetari i Report Tv, bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Ata janë Rovena Mustafa 22-vjeç, banuese në Koplik, Egzon Çokaj, 25 vjeç, banues në fshatin Grud Fushe Malësi e Madhe, Gjon Ivanaj 53-vjeç, banues në fshatin Vrake Malësi e Madhe, Emrah Malaj 23-vjeç, banues ne fshatin Grud Fushë Malësi e Madhe. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Një nga makinat e përfshira në aksident është tip 'Maserati' me targa italiane. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beqiri: 04/12/2019 18:27

    Me ne fund filloi normaliteti....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore