Aksident në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në drejtime të kundërta.

Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.