Aksident me motor gjatë natës në Shëngjin, dëmtohet rëndë një pushues kosovar (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 të mbrëmjes të së martës në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit. Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar. Menjëherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancën, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërritën direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmën e parë dhe mbajtur në koshiencë.

I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës .

Mësohet se i plagosuri është një pushues nga Kosova rreth 30 vjeç, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.

Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar