Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës pranë fshatit Grudë të qytetit të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale P.Gj. 44 vjeç i cili po udhëtonte me motor.
44-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
Komento