Një tjetër aksident është shënuar në rrethrrotullimin e Kolonjës, vend ky që njihet si një nga pikat e zeza për sa i përket aksidenteve rrugore.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur viktima ndërsa shoferi i makinës ka pësuar plagë të lehta. I plagosuri drejtonte automjetin e tij tip Opel me targa AA318NRdhe dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë dhe lagështisë në rrugë të ketë humbur kontrollin dhe të jetë përplasur me bordurat anësore.
Komento