Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.

Viktima është përplasur nga një automjet tip "Volkswagen" me targa AA 955 HU, në momentin kur ka tentuar të kalojë rrugën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit P.V. Ai është shoqëruar në komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. 

Nuk dihet ende identiteti i viktimës së këtij aksidenti, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com