POGRADEC - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec mbrëmjen e kësaj të premte, ku si pasojë e përplasjes së një motoçiklete nga një automjet, ka humbur jetën një 41-vjeçar. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur V.M, rreth 41 vjeç, banues në Buçimas. Edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ai nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. 41-vjeçari është përplasur nga një automjet tip 'Volkswagen' me targa AA 714 KO dhe drejtues Aleksandër Seitllari, 24 vjeç. Ky i fundit është shoqëruar në komisariat nga policia.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec
Informacion paraprak.
Pak minuta me pare ne aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip "Volksëagen" me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.M, rreth 41 vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.
Shtetasi V.M, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente









