MIRDITË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit. Pikërisht në aksin rrugor Morinë-Milot,në fshatin Reps, mjeti me drejtues F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motor me drejtues J.H.,banues në Prizren të Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë, shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Akoma nuk dihen rrethanat e shkaqet që shkaktuan aksidentin.