Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Novoselë ne autostraden Fier – Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën, në momentin kur është përplasur nga një automjet. Për shkak të goditjes së fortë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person i pastrehë, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen.
Komente




