Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 62-vjeçari në aksin rrugor Fushë Krujë-Borizanë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se automjeti i drejtuar nga 62-vjeçari Vath Leka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë, duke rënë në pas në kanal.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i mjetit, 62-vjeçari Vath Leka, ndërkohë që Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak-Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.












Komente
Komento