Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Laç-Patok.
Rreth orës 19:30 viktima ende e paidentifikuar është goditur fillimisht nga një automjet që drejtohej nga Fran Meskurti. Menjëherë më pas këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.
"Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën", njofton policia.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.