VIDEO/ Këmbësori përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës te 'Mbikalimi i Patokut', ndërron jetë në vend! Shoqërohen në polici dy shoferët (Emrat)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Laç-Patok.

Rreth orës 19:30 viktima ende e paidentifikuar është goditur fillimisht nga një automjet që drejtohej nga Fran Meskurti. Menjëherë më pas këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.

"Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P.  Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën", njofton policia.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?