Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Kavajë-Durrës.

Njw automjet me drejtues një 27-vjeçar aksidentoi një shtetasin ende të paidentifikuar, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.