Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Berat. Një mjet tip kamionçinë,në të cilin udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Zybo Brami. Të plagosur kanë mbetur Daniel Brami 26-vjeç dhe Rani Brami 12-vjeç dhe drejtuesi i makinës Astrit Kanaçi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë.