Një aksident me vdekje është shënuar këtë të dielë në Durrës, në vendin e quajtur “Marfish”.

Një 28-vjeçar ka përplasur me makinë për vdekje një 68 vjeçar. Paraprakisht dyshohet se viktima punonte si roje parkimi.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

"Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.