Reshjet e dendura dhe moti i keq kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa lagje të Durrësit, duke futur ujin në shumë shtëpi dhe duke lënë banorët pa energji elektrike.
Situata është problematike në lagjen 14, ku dhjetëra banesa janë përmbytur që prej orëve të para të mëngjesit. Një nga të prekurit nga përmbytjet, Gëzim Sulejmani, tregoi përmes një interviste për Report TV pamje nga shtëpia e tij e përmbytur.
Sulejmani tha se banorët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore.
‘Ka 20 shtëpi të përmbytura në këtë lagje, Jemi që në mëngjes kështu, askush nuk ka ardhur. Banorët po përpiqen vetë të nxjerrin ujin nga banesat’ tha ai për Report TV.
Probleme të ngjashme raportohen edhe në lagjen 17, në zonën e Ish-Kënetës. Një banore e kësaj zone ndau gjithashtu pamje nga banesa e saj e përmbytur, duke thënë se asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka ardhur në zonë për të vlerësuar situatën.
Ajo shpjegoi se shumica e banesave në lagje janë rrethuar nga kanale ujore, çka ka përkeqësuar gjendjen.
“Në lagjen tonë, pjesa më e madhe e banesave ndodhen nën ujë sepse shumica e banesave rrethohen nga kanale ujore. Askush nuk është paraqitur. Kemi telefonuar në mëngjes” tha ajo duke shtuar se banorët po përpiqen vetë të nxjerrin ujin nga shtëpitë.
U.D/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.2%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 2424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Krujës në aksion, postoblloqe për personat në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë (VIDEO)
1 Prill, 21:48
-
Paketa e Maleve/ Interes i lartë për agroturizëm në Shijak! Miratohen 28 aplikime, kryebashkiaku tregon çfarë do bëhet me 26 të tjera
1 Prill, 15:59
-
U kap me pistoletë në një lokal në Fushë-Krujë, arrestohet 36-vjeçari, nën hetim pronari (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 11:35
-
Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i gjenden në banesë 5 armë zjarri, municione e sasi kokaine (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 08:44
-
Reshje shiu në formë shtrëngatash, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
1 Prill, 07:02
-
I zhdukur prej rreth 4 vitesh, Topalli: Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, deklarata e fortë e të atit në GJKKO! Softa: S’është çudi të jetë gjallë, ka ndodhur me personazhe të tjera
31 Mars, 21:06
-
Nxënësit vendosin në skenë 'Tri gra dhe një burrë', 7 gjimnaze të Durrësit në garë për çmimin “Moisiu i ri”
31 Mars, 15:05
-
Sot rikthehen reshjet e shiut...parashikimi i motit për këtë të martë (VIDEO)
31 Mars, 07:17
-
Si do të jetë moti në prill? Meteorologia Rezarta Xhakollari për Report TV: Vranësirat dhe reshjet vazhdojnë, ja kur vjen pranvera
30 Mars, 19:10
-
Aksion në Durrës kundër abuzimeve me çmimin e karburanteve, zbulohet 3 ton gaz pa faturë
30 Mars, 15:22
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte Rrugoren pasi u kap duke lëvizur me makinë i dehur, pranga 38-vjeçarit
30 Mars, 10:47
-
Lëvizte me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës! Para 13 viteve i riu vrau shokun e shkollës (EMRI + VIDEO)
30 Mars, 09:07