21-vjeçari godet nga mbrapa makinën në Durrës, ndërron jetë pasagjerja! Shoqërohen në polici dy drejtuesit e mjeteve

Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidenti ka ndodhur në Hamallaj, ku mjeti tip 'Benz' me drejtues shtetasin B.D., 21 vjeç, ka përplasur nga mbrapa mjetin tip 'Honda' me drejtues shtetasin G. H., 67 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja që ndodhej tek mjeti tip 'Honda'. Burime zyrtare bëjnë me dije se pasagjerja ëshët identifikuar me incialet E. H., 34 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
U godit nga mbrapa, dalin pamjet nga makina e shkatërruar krejtësisht në Durrës ku humbi jetën pasagjerja

Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Durrës, ku humbi jetën një pasagjere. Siç shihet edhe nga fotot makina është goditur fuqishëm nga pas duke e shkatërruar, kur për pasojë ka lënë të vdekur një qytetare.

 

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

“I shpëtova makthit, që u ndava nga ai”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga ish i dashuri