Një aksident me pasojë vdekjen e një 83-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.
Viktima, Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër, u përfshi në përplasjen me një automjet që drejtohej nga njw 67 vjeçar francez.
Si pasojë e aksidentit, i moshuari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve.
Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit, shtetasi francez, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit.
-
Ju garantoj se plaku ka qenë vet fajtor,sepse një shofer francez apo italian,gjerman apo anglez i kësaj moshe nuk gabon kurrë.Në Europën perëndimore qytetarët që guidojnë makinat e tyre personale i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me përpikmëri të madhe,sepse në këto vënde nuk të falë ligji.Në këto vënde me popullsi nga 60 milon e gjer në 80 milion si Gjermania,ndodhin më pak se ç’ndodhin rruhëve të vëndit tonë.Jetoj në MB dhe kaq aksidente sa ka aty nuk ndodhin në një vënd me 69.9 milion banorë.Është tragjike vërtet …!Aty në vëndin tim që e dua shumë fajtori del i pafajshëm dhe ai që nuk është fajtor del i fajshëm,mjafton të paguaj ekspertët që analizojnë aksidentin dhe ndodh ajo që thashë pak më parë.Rasti më i freskët ishte rasti i Maliqit ku doktori 72 vjeçar përplasi një grua me fëmijën e saj në karrocë mbi vijat e bardha .Fëmija përfundoi në Spital në Korçë me kokë të çarë dhe meqënëse as tek spitaki traumës nuk i dhanë shpresa,familja e çoi në një spital në Gjermani ku ndodhet akoma në rrezik për jetën.Po me doktorin ç’u bë. Asgjë.Policia dhe prokuria nuk mori as regjistrimet e kamerave të bisneseve aty afër.U desh që këto pamje rrënqethëse të aksidentit të publikoheshin nga STOP-i tek Tv Klan.Policia dhe prokuroria e Korçës duke e lënë të lirë doktorin kriminel që as nuk i dha ndihmën e parë gruas dhe fëmijës që aksidentoi po mundohet ta manipuloj aksidentin në favor të doktorit ,i cili besoj ka qenë i dehur.Paturpësi të tilla ndodhin vetëm në Shqipërinë tonë të korruptuar. Në Francë e kudo në perëndim nuk ka maskarallëqe të tilla dhe fajtorin nuk ka guxim ta nxjerr askush të pafajshëm.
Përgjigju










Komente
Komento