KRUJË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person. Report Tv mëson nga burime zyrtare se ka gjetur vdekjen një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në Qerek, Krujë, ku këmbësori është përplasur për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga 31-vjeçarja Marsida Topalli.
Viktima, ishte me shapka dhe kishte me vete një thes me kanoçe. Atij nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi me vete, çka e bën të vështirë identifikimin e tij. Ndërkohë, janë pyetur edhe banorët e zonës, por ato janë shprehur se nuk e njohin.
Shoferja është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.