Aksident me vdekje në Kamëz! Shoferi përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja 22-vjeçare

Aksident me vdekje në Kamëz! Shoferi përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja 22-vjeçare

Foto nga aksidenti

Gjatë 24 orëve të fundit, 4 aksidente janë shënuar në vend, nga të cilat dy persona kanë humbur jetën. Një 22-vjeçare ndërroi jetë mesditën e sotme në spital, pasi u aksidentua bashkë me babain e saj në Kamëz, ndërsa një përplasje mes dy automjeteve në aksin Elbasan-Tiranë, i mori mbrëmë jetën një 58-vjeçarje.

E diela e aksidenteve tragjike, ka shënuar një tjetër viktimë ditën e sotme. Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Kamëz, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën. Shkak i aksidentit është bërë një shofer, i cili është përplasur me mjetin që po udhëtonte e reja bashkë me babain e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, në Kamëz. Policia tha se e reja me iniciale F.O ishte pasagjere në automjetin e babait të saj, me iniciale Sh.O që u godit nga një tjetër automjet, me drejtues shtetasin H. S.

Si pasojë e aksidentit, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi që drejtonte mjetin tjetër që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë. një tjetër aksident ka ndodhur këtë të diel, në Fier, ku një automjet tip "Volksëagen" me drejtuesen me iniciale M. L., është përplasur me një motor.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që e shoqëronte.

Ndërsa, një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën. Shkak i aksidentit është bërë një drejtues i cili ka qenë në gjendje të dehur dhe është përplasur me mjetin që po udhëtonte 58-vjeçarja. Po ashtu një aksident tjetër ndodhi në Korçë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Fier/ Makina përplaset me motorin në Roskovec, dy të lënduar

1693746667_policia.jpg

Një makinë tip "Volkswagen" me drejtuese një vajzë është përplasur me një motor në fshatin Kurjan, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri në që ndodhej në makinë.

Të dy ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë