1690661746_kukes.jpg

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari, u shënua mbrëmjen e sotme në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, ku një automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar drejtuesin e një motori.

Mësohet se viktimë e aksidentit është 60-vjeçari me iniciale J. Sh, ndërsa drejtuesi i “Volksëagen-it”, i cili shkaktoi vdekjen e të moshuarit është B. H.

Burimet bëjnë me dije se pas aksidentit, drejtuesi i automjetit e ka dërguar 60-vjeçarin në spital dhe më pas është larguar duke e braktisur automjetin.

I moshuari ka ndërruar jetë në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa policia po punon për kapjen e  drejtuesit të mjetit B. H.