Po shkonte drejt një vendngjarjeje, humb jetën efektivi i policisë në Koplik! U përplas nga një makinë sapo zbriti nga automjeti (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën e Koplikut. Report Tv mëson se viktimë ka mbetur efektivi i policisë Jakup Reka i cili u përplas nga një makinë sapo zbriti nga automjeti i tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se efektivi i policisë Jakup Reka po shkonte drejt një vendngjarje. Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit me inicialet E.Z., i cili aksidentoi efektivin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje  dhe për pasojë  ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shum gjynah: 25/12/2021 10:53

    Ngushellime , po aty e ka pas te shkrume . Nuk ka faj shoferi kur ndalen vend pa vend policet e dalin ne mes rruges si fantazma , i dallon vetem kur i ke 5 metra afer

    Përgjigju
  • Sindi: 25/12/2021 08:18

    Ke te drejte mbesa,,,KAFSHET kane marre makina,,,vetem kur denohen mbi 10 vjet i therrasin mendjes...fajin si gjithmone e ka shteti....humbje qe nuk I zevendeson dot,,shteti te ndryshojne denimet...gjobat nuk funksionojne..

    Përgjigju
  • Mbesa: 24/12/2021 23:00

    Daja I jem jakup qofsh I xhehnetit jam ne shok nga kjo qe ka ndodh esht nje humbje teper e madhe per mu dhe familiaret...cfar esht Duke ndodh keshtu me kujdes ju lutem pse gjith keto aksidente duhet te denohet xhdo shower qe ecen me shpejtesi te tepruar

    Përgjigju
  • Leo: 24/12/2021 22:25

    Sindi lerja drejtesise ta gjykoj kush eshte fajtor me pa anshmeri!familjes ngushellime.

    Përgjigju
  • Sindi: 24/12/2021 22:17

    Shoferi te denohet 20 vjet burg...sepse I ka marre jeten nje njeriu..vrasje e qellimshme...

    Përgjigju
    • Loni: 25/12/2021 09:56

      50 vjet moj diktatore e madhe me bagazh te ulet... Nga fjala aksident e pa qellimshme... ndodh kudo pastaj menyra e policeve qe ndalojne vend e pa vend edhei duket sikur shikojne te tjeret edhe kur te ndalosh duhet te llogaritesh cdo gje. Aty ka qen ora e zoterise aty eshte nuk e shmang dot askush. Perjashtorastet kur jante dehur dhe marrin jete njerezish pastajketu rruget Jan skandal perjashto ndonje qe eshte ber tani me ndricimi se te tjerat Jan si me qen ne bangdalesh.

  • Eri: 24/12/2021 22:09

    Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Kolegu: 24/12/2021 22:06

    Qofsh i xhenetit vlla! Zoti e forcofte familjen!

    Përgjigju
  • Sokol: 24/12/2021 21:39

    Ngushellime familjes, gjynah i ri.

    Përgjigju
  • Viktori: 24/12/2021 20:40

    Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 24/12/2021 20:26

    Tragjedi!Ngushellime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës