Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se një makinë tip "Audi" ka përplasur një motoçikletë pranë mbikalimit të Patokut dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, Alert Gjinaj, 23-vjeç. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit tip "Audi" ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë nga vendi i aksidentit, duke mos i dhënë ndihmën e parë të riut. 


(Motori i aksidentuar në Patok)

Burime për Report Tv thanë se viktima punonte si kuzhinier në një restorant pranë zonës së Patokut. Ndërsa në momentit e aksidentit fatal ai po kthehej për në shtëpi. Policia vijon punën për identifikimin e autorit të aksidentit si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 


Makina që shkaktoi aksidentin

Njoftimi i policisë:

Kurbin 

Informacion paraprak 

Me datë 10.06.2018, rreth orës 19:25, në rrugën e Patokut në Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet tip Audi ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi A.Gj. 23 vjeç banues në Fushë - Kuqe. 

Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.