Aksident me vdekje në rrugën Lushnjë-Berat, ‘Audi’ shtyp për vdekje këmbësoren e moshuar! Policia shoqëron shoferin, viktima po shkonte në punë (VIDEO+EMRAT)

Lushnjë- Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes (10 Shkurt), në rrugën kombëtare Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë.

Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Audi”, me targa AB257SM, rreth orës 05:30.

Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto, nga Kuçova, ka përplasur viktimën, e cila kalonte në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për të marrë trupin e viktimës së identifikuar si Hatixhe Topi, e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë. 

REPORT TV ka siguruar edhe pamjet e aksidentit të rëndë, ku shihen qartë dëmet e shkaktuara nga përplasja, Policia në vendngjarje, ambulanca dhe barela për transportin e viktimës drejt morgut të spitalit.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektim në Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO-s

LIVE- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektim në Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO-s