Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Stajkë të Shkodrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Shefik Zagani, i cili po udhëtonte me motor.

Sakaq, mësohet se drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Burime bëjnë me dije se grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28  vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z. Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit."-njofton policia.

1637426848_WhatsAppImage20211120at17.40.12.jpeg

Viktima, 62-vjeçari Shefik Zagani

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
Del foto/ Kush është 62-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Shkodrës

1637426848_WhatsAppImage20211120at17.40.12.jpeg

Personi në foto, është 62-vjeçari Shefik Zagani, i cili humbi jetën mesditën e sotme në një aksident në Shkodër. Zagani, i cili po udhëtonte me motor, u përplas nga një makinë që drejtohej nga një i ri 28-vjeçar. Ky i fundit u shoqërua në komisariat nga policia.