Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Një motor me drejtues B.Sh., ka aksidentuar këmbësorin 88-vjeçar me inicialet T.B.
Për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë në vend pas përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.