Po qëndronte në derën e shtëpisë, ruli humb kontrollin dhe godet për vdekje 58-vjeçarin në Tiranë (VIDEO)

Një incident është bërë shkak për humbjen e jetës së një 58-vjeçari në rrugën 'Ramazan Gaxherri' në Tiranë. Personi me inicialet XH. L fatkeqësisht ka vdekur pasi është goditur nga një rul që po kalonte pranë shtëpisë, i cili drejtohej nga K.F, 52-vjeç, tashmë në komisariat për të treguar rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se në momentin që është goditur, pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i rulit, 58-vjeçari ka qenë në derën e shtëpisë dhe për pasojë ka rënë me kokë, ç'ka i ka sjellë edhe humbjen e jetës. Për ngjarjen paraprakisht policia njoftoi:  

"Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."

Foto nga vendi i ngjarjes

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Covidi: 15/04/2020 14:48

    Isha me gjithe Kryeministri para ca ditesh dhe I Thame mos rri ne dere po futu brenda se do te te haje corona, ja e hengri nga rruli.

    Përgjigju
  • shqip: 15/04/2020 14:08

    O m'fal se te vrava

    Përgjigju
  • Pleshti: 15/04/2020 14:01

    Ndertime te shemtuara sa s ka ku të veje me. E shkaterruan fshataret natyren e degjeneruane. Afganistan

    Përgjigju
  • Tutu: 15/04/2020 11:27

    Te te shtypi fadroma ska vend te rrije... keta perdorusit e ketyre mjeteve jane allasoj njerez..ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin