Aksident mes 18 makinash në SHBA, humbin jetën tragjikisht 9 fëmijë

Aksident mes 18 makinash në SHBA, humbin jetën tragjikisht 9 fëmijë

Pamje nga aksidenti në SHBA

Nëntë nga 10 fëmijë humbën jetën tragjikisht pas një përplasje të disa automjeteve në Alabama, SHBA. Aksidenti fatal, ku u përfshinë 18 mjete, ndodhi për shkak të shirave të rrëmbyera nga një stuhi tropikale, që ka goditur Amerikën ditët e fundit.

Mediat amerikanë raportojnë se 8 nga fëmijët po udhëtonin me një furgon, që po i transportonte në një shtëpi për të fëmijëve të abuzuar dhe të lënë pas dore.

Candice Gulley, drejtuesja e mjetit, ishte e mbijetuara e vetme në furgon. Ajo është në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme në spital.

Dy nga fëmijët që humbën jetën në furgon ishin fëmijët e saj, të moshës katër dhe 16 vjeç. Të gjithë të miturit kishin qenë në një plazh që ndodhej pranë zonës dhe po ktheheshin në ‘shtëpinë e fëmijës’, por furgoni mori flakë pas përplasjes.

Cody Fox, 29-vjeç dhe vajza e tij 9 muajshe, të cilët udhëtonin në një tjetër makinë, mbetën gjithashtu të vdekur.

Pamje nga aksidenti

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Futbollisti humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë

Futbollisti humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë