TEPELENE - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen rëndë të një 40 vjeçare ka ndodhur mëngjesit e sotëm në aksion Tepelenë-Levan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku automjeti tip Volksvagen me targa YNP 6358, me drejtues M.Lala ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur rëndë bashkëshortja e drejtuesit, Lindita Lala 40 vjeç nga Kruja, e cila është transportuar me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Mësohet se çifti po kthehej nga Greqia për festat e fundvitit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)