Moti i keq me lagështirë dhe reshje shiu është bërë shkak për një aksident rrugor, mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë ka hipur mbi trafikndarësen në rrugë.
Report Tv ju sjell foto nga aksidenti në autostradë, ku shihet makina mbi trafikndarëse.
Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar, edhe pse makina mund të ishte bërë burim i një aksidenti të rëndë, nëse do të kthehej dhe të zinte poshtë mjetet e tjera në rrugë, që siç duket janë shumë pranë saj.

(Pamje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës)
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com