Edhe këtë të dielë disa protestues edhe pse të paktë në numër grumbulluan para Kryeministrisë.
Nga protesta e cila zgjati pak nuk u shënua ndonjë incident, përveçse një episodi ku disa të rinj mes tyre edhe 'maskat' gjuajtën me topa futbolli drejt godinës së Kryeministrisë.
Vetëm një ditë më parë protestuesit thirrën për protesë kombëtare, por thirrjes u përgjigj një numër i vogël, ku marshuan në rrugët e Tiranës përreth 4 orë e gjysmë.
Një grup me maska rikthyen aktet vandale në qytet, duke djegur kosha mbeturinash, shkulën trotuarë e thyen disa reklama. Para kryeministrisë, një grup me maska tentuan të thyejnë derën e kryesisë së Kuvendit.











Komente
Komento