Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Unazën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se një autoveturë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, i cili ka mbetur i lënduar lehtë.
 
Aksidenti ka shkaktuar trafik në segmentin rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e plepave.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)