LEZHE- Një aksident i rëndë dhe me pasojë vdekjen e një 70 vjeçari ndodhi rreth orës 19.00 të së premtes, në autostradën Fushë Krujë - Lezhë.

Tek kryqëzimi i Patokut Kol Ujka me banim në fshatin Fushë Kuqe, po udhëtonte me motor dhe është futur nga një rruge dytësore në autostrade duke i prerë kështu rrugën një mjeti me targa TR 29 71 U (tipi i mjetit Seat Leon ).

Mjeti në fjale i cili udhëtonte në drejtim të Mirditës në krahun e tij e ka marrë zvarrë motorin për gati 25 metra dhe vetë drejtuesi i mjetit është munduar t’i japë ndihmën e parë duke e nisur drejt Tiranës por mësohet se ka gjetur vdekjen rrugës.

Menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar për ne polici drejtuesin e mjetit 27 vjeçarin Erion Ndoi banues ne Rubik.
(l.m/b.m/s.g/shqiptarja.com)