KORCE - Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në periferi të qytetit të Korçës. Shtetasit Gaqo Tole, 55 vjeç dhe Kristaq Karadaku, 65 vjeç si pasojë e përplasjes në kryqëzim të mjeteve që drejtoheshin prej tyre me targa AA 256, tip Honday dhe Fiat me targa Pg 3609 B.

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po hetojnë për shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Qytetit të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(da.is/gm/Shqiptarja.com)