Aksidenti ndodhi kur një automjet me një familje emigrantësh që po kthehej nga Vlora drejt Kakavijes është përplasur me një tjetër mjet brenda të cilit ndodheshin një grup muzikantësh po lëvizte nga Rradhima në drejtim të Fierit.
Për pasojë janë plagosur tre pjesëtarët e familjes emigrante në Greqi, Avdi Demaj 43 vjeç drejtuesi i mjetit, djali i tij 10 vjeç Agroni dhe bashkëshortja Laureta Demaj. Tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga automjeti tjetër ka mbetur i plagosur shoferi Islam Kuqi, 52 vjeç dhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende.
(ns/shqiptarja.com)