Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, ku janë përfshirë dy mjete. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë ka marrë plagë motoçiklisti.

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

d.c./shqiptarja.com