Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga një aksident i regjistruar në aksin e vjetër Milot-Laç. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Malbardhë rreth orës 10:45 minuta, viktima është Z.Hysa 52 vjeç, banues në Milot, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e tij me inicialet Sh.Hysa.
52-vjeçari ishte duke udhëtuar me gruan me një motor kur është përplasur nga një kamion me drejtues A.Ll. 40-vjeç, i cili është ndaluar nga policia. E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në Shqipëri vijojnë që të regjistrohen cdo ditë thuajse nga disa aksidente. Dje mbetën disa të lënduar nga aksidentet në Berat, Tiranë, Qafë Thanë, ndërsa në Elbasan humbi jetën një i moshuar. Ndërkohë që sot tre të rinj u plagosën në Librazhd, pasi furgoni doli nga rruga dhe përfundoi në greminë (Lexo këtu).